Programi IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020” i Interreg
Programi IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020” i Interreg mbështet bashkëpunimin midis dy shteteve. Në kuadër të një fondi të përbashkët, të dy shtetet bashkojnë forcat dhe shfrytëzojnë përparësitë e rajonit ndër-kufitar për të arritur përfitime për dy shtetet.
Projekti (aktivitetet) I miratuar nën këtë program do të zhvillohet në zonat e poshtë-përmendura:
Greqi (njësi rajonale): Grevena, Kostur, Follorina, Arta, Thesprotia, Ioannina, Preveza, Zante, Korfuz, Kefalonia, Lefkadha
Shqipëri (Qarqet): Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Berat
Projekt propozimi duhet të përfshijë të paktën dy njësi/organizata, nga një për secilin shtet dhe të kontribuojnë te objektivat e Programit:
• Rritja e kapaciteteve të infrastrukturës ndër-kufitare në transport, menaxhim të mbetjeve dhe ujërave
• Përmirësimi i mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore
• Rritja e efiçences energjitike dhe përdorimi i Burimeve Energjitike të Rinovueshme
• Përmirësimi i efikasitetit të menaxhimit dhe parandalimit të katastrofave me focus në zjarret e pyjeve
• Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si para-kusht për zhvillimin e turizmit
• Mbështetja e sipërmarrjeve, mbijetesës së biznesit dhe konkurencës.
Informacion
Për më shumë informacione rreth Programit, për aplikimet dhe miratimet e projekt propozimeve, ju lutem vizitoni uebsitin: https://www.greece-albania.eu/.
Programi IPA CBC “Greqi-Shqipëri 2014-2020” i Interreg.